Skip to content
Kronikë

U plagos nga ish i dashuri, flet 46-vjeçarja

· 1 min lexim

Manderina Çela, një grua 46- vjeçare, u be viktime e nje akti te rënde dhune nga llia Çami, nje burrë që prej më shumë se tre vitesh e kishte përndjekur.

Vetëm gjashtë muaj pas lirimit nga burgu, Çami e sulmoi Manderinën me thikë, duke e plagosur rëndë në fytyrë, fyt dhe krah.

Ngjarja ndodhi paraditen e së merkurës, ndërsa Çela po ecte ne lagjen nr. 4 të Korçës, në vendin e njohur si “Trekëndëshi”.

Pas një përplasjeje, ku ajo i kerkoi që të largohej, 41- vjeçari nxorri thikën dhe e sulmoi, duke i shkaktuar plagë serioze.

Vajza e Celës, e cila ishte e pranishme në momentin e sulmit, ishte dëshmitare okulare e kësaj ngjarjeje tronditëse.

Nga spitali, 46-vjeçarja ka dhënë dëshminë e saj për ngjarjen e rënde, ndërsa autoritetet po hetojnë më tej këtë rast dhune për të marrë masat e nevojshme ligjore ndaj autorit.