Skip to content
Të Gjitha

U përplasën me bordurën dhe ranë në kanal, ndërron jetë i plagosuri i dytë në Lushnje

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier-Lushnje, në rrethrrotullimin e Kolonjës.

Makina me të cilin udhëtonin tre të rinj, ka përfunduar në kanal, pasi është përplasur me bordurën.

Si pasojë e aksidentit, ndërroi jetë 21-vjeçari J.Sh.

Kurse dy personat që udhëtonin me të, A.Sh. 22 vjeç dhe A.D. 16 vjeç, u transportuan me urgjencë në spital.

Policia njofton se ditën e sotme, 22-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, duke e çuar në dy numrin e viktimave.

Ndërsa A.D. ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Policia po vijon hetimet, për të zbuluar rrethanat e aksidentit.