Skip to content
Të Gjitha

U përplas nga autobusi dhe u morr zvarrë nga furgoni, jepen masat e sigurisë pas aksidentit të frikshëm në Durrës

· 1 min lexim

Ditën e sotme në Gjykatën e Durrësit është zhvilluar seanca për drejtuesin e furgonit dhe të autobusit, që përplasën për vdekje 25-vjeçarin, Ramazan Bata.

Organi i drejtësisë ka lënë në burg me afat për 20 ditë, drejtuesin e furgonit, Ferdinant Torozin, shkruan ‘Balkanweb’.

Ndërsa shoferi i autobusit, Petrit Topalli, është lënë nën masën e sigurisë, ‘Detyrim paraqitje’.

Ky i fundit tha përpara hetuesve, se nuk e kishte parë viktimën, por dëgjoi vetëm zhurmën e përplasjes.

Ndërkohë drejtuesi i furgonit është shprehur, se nuk e ka kuptuar që ishte duke tërhequr dikë zvarrë, prandaj nuk kishte ndaluar.

Ramazan Bata ishte shpërndarës picash dhe në momentin e aksidentit, po udhëtonte me motor.

Ai u mor zvarrë për 50m nga furgoni që drejtohej nga Torozi, pasi ishte përplasur më parë nga autobusi.