U përplas me maunen me shpejtësi skëterrë, dalin pamjet e aksidentit të frikshëm të vëllait të deputetes socialiste

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i frikshëm u regjistrua dy net më parë në tunelin e Elbasanit.

Viktimë e aksidentit mbeti Elton Maçolli, vëllai i deputetes socialiste, Blerina Gjylameti.

Maçolli po udhëtonte me një shpejtësi prej 145 km/h, kur ndodhi edhe aksidenti.

“Report tv” ka publikuar pamjet e aksidentit, kur Maçolli godet nga pas një maune.

Makina e tij ka shpërthyer menjëherë në flakë, për shkak se ishte e modifikuar me impiant gazi.

Policia ka dyshime se 37-vjeçari ka qenë i përgjumur dhe nuk ka arritur të frenojë.

Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikëses, Maçolli nuk mundi të mbijetonte.

Elton Maçolli punonte në bazën e helikopterëve të ushtrisë në Farkë. Ditën e djeshme ai u përcoll për në banesën e fundit.

Shpërndaje
Share.

Komento