Skip to content
Të Gjitha

U ndjenë sërish keq, flasin gjimnazistët e Fierit: Është një aromë e rëndë që bllokon frymën

· 1 min lexim

Nxënësit e shkollës “Janaq Kilica” në Fier janë ndjerë sërish keq.

Sipas të dhënave paraprake, 30 prej tyre u transportuan në spital me ambulanca.

Kjo është herë e dytë në një kohë të shkurtër, që nxënësit nuk ndihen mire.

Edhe javën e kaluar ata u detyruan të ndërpresin mësimin, për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas nxënësve, kjo situatë duket si e qëllimshme, pasi është hera e dytë që ndodh.

“Ishim në kohën e pushimit, nuk po bënim eksperimente kimike. Nuk e kemi idenë se çfarë ka ndodhur. Është një aromë e rëndë që bllokon frymën. Në shkollë nuk ka lëndë djegëse. Duket sikur kjo situatë është e qëllimshme. Duhet të ishin marrë masa, pasi kjo është hera e dytë që ndodh”, shprehen nxënësit.