Skip to content
Të Gjitha

U ndje e diskriminuar nga IAAF, ndërron atletikën me futbollin

· 1 min lexim

Mbretëresha e 800 metrave nuk dorëzohet, vendos të mos përdorë medikamente për të ulur testosteronin në gjak, sipas kërkesë së Federatës ndërkombëtare.

E kishte premtuar se nuk do përulej ndaj vendimit të drejtuesve dhe ashtu bëri, por duke ndryshuar sport dhe ndërruar pistën me fushën.

Caster Semenya i kthehet futbollit, sportit që praktikonte në fëmijëri,

28 vjeçarja jugafrikane, dy herë kampione olimpike dhe tre herë kampione e Botës në 800 metra, firmosi për JVW Soccer Club, skuadër e kampionatit të femrave në vendin e saj.

Ekipi stërvitet në Bedfordview, në periferi të Johannesburg, dhe luan në Sasol League, ndryshe kategoria e parë e femrave në Afrikën e Jugut.

Caster do të debutojë në vitin 2020, pas periudhës së nevojshme të stërvitjes për tu përshtatur me sportin e “ri”.

“Mezi pres ta nis këtë udhëtim, e vlerësoj shumë dashurinë dhe mbështetjen që gjeta në skuadër” tha Semenya.

Ish-atletja vjen pas një beteje të ashpër gjyqësore me Federatën Ndërkombëtare të Atletikës (Iaaf), që prej 10 vitesh tenton të ulë nivelin e testosteronit tek sportistet femra me zhvillim të ndryshëm seksuale.