Skip to content
Aktualitet

U liruan për shkak të koronavirusit, tre të dënuarit kthehen në qeli pasi dhunuan familjarët

· 1 min lexim

Tre të burgosur, të cilët ishin liruar përkohësisht për shkak të situatës nga koronavirusi, kanë përfunduar sërish në qelitë e tyre.

Tre të dënuarit përfituan nga akti normativ që ishte një leje e veçantë 3-mujore, por dy prej tyre janë prangosur me akuzën “dhunë në familje”. I dënuari i tretë është arrestuar pasi ka shkelur rregullat e karantinimit.

Tashmë ata ndodhen në qelitë e tyre për të vuajtur dënimet, të cilëve u është shtuar edhe akuza “dhunë në familje”.

Kanë qenë familjarët e dy të dënuarve që kanë denoncuar në polici të afërmit e tyre të sapoliruar, se kishin ushtruar dhunë sistematike në familje.

Në fillim të muajit maj, 372 të burgosur kanë dalë nga qelitë dhe ndodhen në shtëpi, pasi përfituan nga situata e krijuar nga  COVID-19.

Nga ky akt përfituan personat të cilët ishin dënuar me tre vite burgim.