U liruan për shkak të koronavirusit, tre të dënuarit kthehen në qeli pasi dhunuan familjarët
Tre të burgosur, të cilët ishin liruar përkohësisht për shkak të situatës nga koronavirusi, kanë përfunduar sërish në qelitë e tyre.
Tre të dënuarit përfituan nga akti normativ që ishte një leje e veçantë 3-mujore, por dy prej tyre janë prangosur me akuzën “dhunë në familje”. I dënuari i tretë është arrestuar pasi ka shkelur rregullat e karantinimit.
Tashmë ata ndodhen në qelitë e tyre për të vuajtur dënimet, të cilëve u është shtuar edhe akuza “dhunë në familje”.
Kanë qenë familjarët e dy të dënuarve që kanë denoncuar në polici të afërmit e tyre të sapoliruar, se kishin ushtruar dhunë sistematike në familje.
Në fillim të muajit maj, 372 të burgosur kanë dalë nga qelitë dhe ndodhen në shtëpi, pasi përfituan nga situata e krijuar nga COVID-19.
Nga ky akt përfituan personat të cilët ishin dënuar me tre vite burgim.