Skip to content
Kryesore

U gjet pa shenja jete në konvikt, policia zbardh detaje

· 1 min lexim

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike ku një i ri, Simon Shollai, u gjet i vdekur në konviktin e një shkolle private.

21-vjeçari nga Lushnja ishte shpërngulur në Gjirokastër për të kaluar disa ditë në ambientet e konviktit të shkollës ortodokse “Kryqi i Nderuar”, ku kishte përfunduar më parë studimet.

Aktualisht, pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse vdekja e tij ka ndodhur për shkaqe natyrale apo si pasojë e një mbidoze medikamentesh.

Njoftimi:

Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.