Skip to content
Të Gjitha

U arrestua për vrasje me pagesë, ja kush është 41-vjeçari nga Shkodra autor i vrasjes me eksploziv në Kosovë

· 1 min lexim

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i të rrezikshmit nga Shkodra, Dodë Gjikolaj si i dyshuar për vrasje me pagesë me armë dhe lëndë eksplozive në Kosovë.

Gjikolaj akuzohet se është autor i vrasjes me eksploziv i Haxhi Ahmetit në Gjakovë.Ai u vra në 14 tetor të vitit 2018 në Smolicë të Gjakovës. Mësohet se eksplozivi ishte vendosur në derë të shtëpisë së viktimës, 59 vjec, i cili mbeti i vdekur në vend.

Por Dodë Gjikolaj nuk është emër i padëgjuar më parë për policinë shqiptare pasi ai akuzohet edhe për rrëmbim.

Gjikolaj u arrestua nga policia e Shkodrës për rrëmbimin e Pjetër  Narkajt të martën e 14 gushtit 2017 në Velipojë. Ai asokohe nuk e pranoi se kishte kryer një veprim të tillë, madje as i rrëmbyeri nuk e pranoi se ishte marrë peng nga Doda.

Të dy personat e përfshirë në këtë ngjarje pranuan se kanë pasur një konflikt për një borxh prej 4 mijë eurosh, nga Narkaj, ndaj Gjikolajt.

Pavarësisht këtyre deklarimeve, 41-vjeçari Dodë Gjikolaj, lindur në Kurbnesh, Mirditë dhe banues në Velipojë, u akuzua për pengmarrje.