Skip to content
Uncategorized

Trump për 5G-në, Yuri Kim komenton letrën e presidentit të SHBA për Ramën (DETAJE)

· 1 min lexim

Pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i dërgoi një letër kryeministrit Edi Rama, edhe Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e ka komentuar këtë akt.

Ambasadorja Kim ka zbuluar se ka qenë pikërisht ajo që i ka dorëzuar personalisht letrën e Presidentit Trump, kryeministrit Rama.

“Unë pata nderin t’i dorëzoja Kryeministrit Edi Rama një letër nga Presidenti Donald Trump i cili falenderon Ramën për udhëheqjen në Ballkan dhe Evropë; refuzimin e praktikave abuzive të Kinës; dhe mbështetjen e normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe marrëveshjen e Abrahamit”, ka shkruar ambasadorja Yuri Kim.

Letra e Donald Trump për kryeministrin Edi Rama