Skip to content
Të Gjitha

Transballkanikja ose rruga e ferrit, një tjetër aksident atje ditën e sotme

· 1 min lexim

Nuk ka qetësi në Vlorë, pas mbrëmjes së kaluar, një tjetër aksident ndodhi mesditën e sotme.

Katër persona mbetën të plagosur pas përfshirjes së tre automjeteve në aksidentin e rradhës në në rrugën Transballkanike.

Dy prej makinave ishin me targa italiane dhe tjetra me targa shqiptare.

Mjetet me targa italiane drejtoheshin nga baba e bir dhe ishte pari që goditi mjetin e të birit e më pas ky i fundit një makinë tjetër.

Nga përplasja mbetën të plagosur katër persona, që u dërguan në spital për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia shoqëroi vetëm njërin prej shoferëve.