Skip to content
Të Gjitha

Tragjike në Korçë/ 26-vjeçari gjendet i vetëvarur në pemë

· 1 min lexim

Korça është tronditur mëngjesin e sotëm nga një ngjarje tragjike.

Një 26-vjeçar është gjetur i varur në pyllin e fshatit Moravë.

Sipas njoftimit të policisë i riu nuk ka patur shenja dhune në trup dhe ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar të riun drejt vetëflijimit.

Ishin kalimtarët ata që panë trupin e të riut dhe njoftuan policinë për ngjarjen e rëndë.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës dhe po punohet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë.