Skip to content
Kryesore

Tiranë: Vrau gruan me thikë në banesë dhe u largua, 68-vjeçari dorëzohet në polici, del foto e tij

· 1 min lexim

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në familje i ndodhur paraditen e kësaj të shtune në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, ku 58-vjeçarja Lumturie Patushi humbi jetën pasi u godit me thikë.

I dyshuar për vrasjen është bashkëshorti i saj, 68-vjeçari Hysni Patushi, fotografia e të cilit është bërë publike pas ngjarjes.

Policia u njoftua rreth orës 10:20 për një plagosje me mjet prerës brenda një familjeje. Në banesë mbërriti menjëherë ekipi i urgjencës mjekësore, por konstatoi se Lumturie Patushi kishte ndërruar jetë.

Sipas të dhënave paraprake, 58-vjeçarja kishte marrë një plagë të thellë në pjesën e djathtë të kraharorit.

Pas ngjarjes, Hysni Patushi u largua nga banesa. Më vonë, 68-vjeçari u dorëzua në polici.