Rreth mesditës së kësaj të enjteje, një banesë në zonën e Shkozës në kryeqytet është përfshirë nga flakët.
Flakët janë pikasur në një banesë të katit të tretë, të një prej pallateve të ndërtuara në kuadër të nismës së banesave sociale për njerëzit në nevojë, nga Bashkia e Tiranës.
Nga incidenti nuk janë shënuar të lënduar, pasi të gjithë banorët e pallatit janë evakuuar në kohë.
Në vendngjarje shkuan policia dhe zjarrfikës për të shuar flakët dhe për të hetuar mbi shkaqet dhe rrethanat e rënies së tij.
Informacion paraprak
Rreth orës 11:45, në Shkozë ka rënë zjarr në një banesë sociale i cili është fikur nga shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.