Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“TIMS”/ Salianji bën kallëzim në SPAK nga burgu

09:58 14/11/2024
Reading Time: 2 min lexim
Kërkon lirimin me kusht/ Sot seancë në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dërguar një kallëzim në SPAK nga burgu, ku ndodhet i dënuar, duke kërkuar hetimin e manipulimeve të sistemit TIMS.

Salianji, i cili ka qenë kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar për këtë çështje, akuzon Kryetaren e Kuvendit, Spiropali, për mospërmbushje të detyrave të saj, duke mbajtur në sirtar dosjen me përfundimet e komisionit që duhet të ishte dorëzuar në SPAK për hetime të mëtejshme.

Sipas Salianjit dhe PD-së, konkluzionet e Komisionit Hetimor nxorrën në pah ndërhyrjet e qëllimshme në sistemin TIMS për interesa kriminale, të kryera nga individë të lidhur me qeverinë dhe pushtetin. PD thekson se këto ndërhyrje kanë dëmtuar rëndë sigurinë kombëtare dhe se përfundimet e hetimit janë një bazë e fortë për ndjekje të mëtejshme nga SPAK.

Salianji përmes kabinës telefonike në burg, u shpreh:

“Të gjenden arsyet, qëllimi dhe përgjegjësia për këtë akt të rende, të pengimit të drejtësisë dhe mbrojtjes së krimit, që të çon vetëm në një drejtim! Autori është Edi Rama. Ky skandal, ku doganierja e parlamentin nuk e dergon në SPAK hetimin parlamentar pavarësisht se ligji e parashikon dhe kryetari i komisionit e ka depozituat prej muajsh, duhet hetuar! Ato hetime parlamentare janë punë e kontribut disa mujor me kolegë dhe ekspertë dhe është një sherbim i vyer ndaj interesit publik, lidhur me nderhyrjet kriminale në sistemin TIMS. Ato konkluzione janë serioze dhe profesionale dhe ndihmojnë në zbardhjen e të vertetës dhe të përgjegjësive. Nuk janë rekuizita personale e një kryeparlamentareje kukull. E ka për detyrë të bëjë atë që thotë rregullorja”.

Ai theksoi më tej bindjen se një nga arsyet e burgosjes është dhe zbulimi i manipulimeve me TIMS për të ndihmuar krimin e organizuar.
“Padyshim se ajo njeh Skenderbeun e saj mbi çdo normë e ligj dhe është gati të bëjë kamikazen. Por krimi i TIMS në këtë menyre dyfishohet. Nderhyrjeve të paligjshme në sistem u shtohet paligjshmeria e Spiropalit që nuk dergon dosjen në SPAK.
E gjitha kjo vërteton se gjetjet e Opozitës qëndrojnë. Verteton dhe një herë lidhjet e qeverisë me krimin, dhe sherbimin e saj ndaj bandave. Jam i bindur edhe më shumë sot se një nga arsyet e burgosjes time politike është dhe zbulimi i manipulimeve me TIMS pêr të ndihmuar krimin e organizuar. Dhe kjo është padyshim një arsye e një motiv më shumë për betejë me regjimin, dhe një konfirmim i kauzave tona të drejta”, tha Salianji.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: kallezimpoltikesalianjiSPAKTIMS

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Vlorë/ Reshje shiu me intensitet të lartë, Bashkia apelon qytetarët

Vlorë/ Reshje shiu me intensitet të lartë, Bashkia apelon qytetarët

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English