Skip to content
Aktualitet

Tenderi i uniformave të policisë, GjKKO jep masën e sigurisë për 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme

· 2 min lexim

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë sot masën e sigurisë për 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të përfshirë në tenderin abuziv të uniformave të policisë, me vlerë 25 milionë euro.

Për tetë nga të arrestuarit është lënë masa e sigurisë “arrest me burg” ndërsa për zyrtaren Anisa Bogdani është lënë masa e sigurisë “arrest shtëpie” për shkak se duhet të kujdeset për fmëijën e saj  të mitur.

Seanca është mbajtur me dyer të mbyllura dhe të dyshuarit kanë mohuar akuzat duke thënë se kanë firmosur procedurën e tenderimit sipas rregullave të prokurimeve publike.

Kujtojmë se nga hetimet e SPAK rezultoi se anëtarët e Njësisë së Prokurimit kishin shkelur rregullat e prokurimit public duke jellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.  Zyrtarët e arrestuar akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Masa “arrest me burg” u vendos për:

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

Në arrest shtëpie u la:

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.