Temperaturat e larta nuk e zhdukin virusin, por ulin transmetueshmërinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej shumë kohësh është diskutuar mundësia se temperaturat e larta mund të zhdukin koronavirusin, pasi kështu ka ndodhur edhe me SARS-in.

Por, fillimisht hipoteza u hodhë poshtë nga Organizata Botërore e Shëndetit më 6 mars, kur njoftoi se kjo hipotezë fatkeqësisht nuk është e vërtetueshme dhe se momentalisht nuk ka asnjë shenjë se virusi do zhduket si një grip normal.

OBSH jep lajmin e keq: “Coronavirusi nuk do zhduket në verë, si gripi sezonal”

Më pas, teoria e OBSH u testua në Itali dhe ka rezultuar e vërtetë: Fatkeqësisht COVID-19 nuk ka asnjë ndikim nga temperaturat.

Coronavirusi do zhduket me rritjen e temperaturave? Hipoteza testohet në Itali dhe ja përfundimi

Por, pavarësisht të gjitha studimeve, njerëzit ende vijojnë të ‘kapen’ pas shpesës se në verë virusi do zhduket.

Mbrëmjen e sotme, i ftuar në ‘Open’, mjeku Pëllumb Pipero është pyetur sërish rreth kësaj mundësie, për të cilën u shpreh se temperaturat e larta nuk kanë asnjë ndikim tek virusi, por ato do ulin transmetueshmërinë e tij.

Sipas mjekut, nëse tani një i infektuar e transmeton virusin tek 2.5 persona të tjerë, në verë përçueshmëria ulet në në 1.5 ose më pak persona.

“E kemi thënë që virusi nuk do zhduket me rënien e temperaturave, por do ulet transmetueshmëria e tij. Nëse tani një persona infekton 2.5 persona, me rritjen e temperaturave do infektojë më pak. Kjo do ulë edhe përhapjen e tij.”- tha Pipero. 

Shpërndaje
Share.

Komento