I biri i infektuar me COVID-19, mesazhi i Vuçiç: “Danilo im më tha se dorëzimi nuk ishte një mundësi”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

I biri i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç është prekur nga koronavirusi dhe lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti serb me një postim në Instagram.

Kreu i shtetit serb përmes një postimi në rrjetin social Instagram shkruan se djali i tij Danilo ka dalë pozitiv me koronavirus dhe është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.

“Kur filloi gjithçka, Danilo im më tha se dorëzimi nuk ishte një mundësi. Biri im është infektuar me koronavirus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do fitosh. Babi të do, të gjithë të duam!”, ka shkruar Vuçiç.

Ndërkohë, deri me tani në Serbi janë raportuar 2 666 persona të infektuar me koronavirus dhe 65 persona kanë humbur jetën.

Shpërndaje
Share.

Komento