Coronavirusi do zhduket me rritjen e temperaturave? Hipoteza testohet në Itali dhe ja përfundimi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej muajsh e gjithë bota ndodhet në të njëjtin kamp duke luftuar përballë të ashtuquajturit “armiku i padukshëm”, Coronavirusi.

Virusi i rrezikshëm deri tani ka shkaktuar mbi 13, 000 viktima dhe rreth 308,600 të infektuar në 188 shtete, teksa nuk është krijuar ende vaksina që do i jepte fund kësaj beteje të ashpër.

Mirëpo, shkencëtarë të ndryshëm kanë shpresuar se virusi mund të zhduket me rritjen e temperaturave, gjë e cila fillimisht u hodhë poshtë nga Organizata Botërore e Shëndetit më 6 mars, kur njoftoi se kjo hipotezë fatkeqësisht nuk është e vërtetueshme dhe se momentalisht nuk ka asnjë shenjë se virusi do zhduket si një grip normal.

OBSH jep lajmin e keq: “Coronavirusi nuk do zhduket në verë, si gripi sezonal”

Mirëpo, tashmë teoria e OBSH është vërtetuar në Itali dhe ka rezultuar e vërtetë: Fatkeqësisht COVID-19 nuk ka asnjë ndikim nga temperatura.

Në Universitetin e Bicocca-s janë zhvilluar disa studime, sipas së cilave COVID-19 nuk merr parasysh variacionet klimatike duke i shuar shpresat se pandemia do të ndalonte përhapjen masive me fillimin e pranverës.

Shpresa që përhapja do të parandalohet me rritjen e temperaturave  erdhi pasi virusi SARs që shpërtheu në fund të vitit 2002 dhe u largua në korrik të 2003, me fillimin e verës.

Profesor Massimiliano Fazzini u shpreh se studimet ishin kryer edhe në temperaturën mbi 27 gradë dhe nuk kishte asnjë ndikim.

“Disa kanë theksuar se Covid-19 do të vdiste në temperature mbi 27 gradë celsius, por tani për tani kjo nuk konfirmohet nga studimi ynë. As era dhe dielli nuk kanë ndikim tek pandemia.”

Tashmë, deri në krijimin e vaksinës na mbetet ta luftojmë COVID-19 vetëm me disiplinë, ndërgjegjësim dhe duke respektuar masat dhe këshillat e qeverisë e OBSH-së.

Italia po kalon periudhën më të vështirë që pas Luftës së Dytë Botërore dhe deri tani kanë humbur jetën 4,825 persona dhe janë infektuar mbi 53 mijë të infektuar.

Shpërndaje
Share.

Komento