Skip to content
Të Gjitha

Telenovela Neymar, Presidenti Bartomeu shpjegon cfarë ndodhi

· 1 min lexim

Përjashtohet një transferim në Janar, katalanasit nuk afruan lojtarë në këmbëim, Neymar donte kthimin në Camp Nou.

Merkato në futbollin evropian është mbyllur por seriali i brazilianit kalon në sezon të ri.

Josep Maria Bartomeu foli për televizionin e klubit në lidhje me pokerin e luajtur me klubin francez, Paris Saint-Germain për kthimin e Neymar te Barcelona.

“Nuk kemi asnjë plan për merkaton e janarit dhe përjashtoj cdo mundësi për bisedime të reja, Barça-PSG në dimër. Por gjatë verës së ardhshme, cështja mund të rikthehet në tavolinë sërish dhe për këtë duhet të vendosim jo më vonë se muaji shkurt i vitit 2020” tha Bartomeu.

E megjithatë riblerja e brazilianit këtë verë që po lëmë pas, nuk ishte prioritet në Katalonjë.

“Barça e kishte skicuar skuadrën e saj por nga merkato u shfaq një mundësi për rimarrjen e Neymar” shpjegoi presidenti i klubit që shtoi “E di se ai iu kërkoi drejtuesve të PSG, të flisnin vetëm me ne, për transferimin”.