Skip to content
Të Gjitha

Të gjithë sytë nga qielli! Nesër eklipsi i “Hënës së përgjakur”

· 2 min lexim

Nesër pritet të shfaqet në qiell “Super hëna e përgjakur” dhe në Shqipëri eklipsi do të jetë i dukshëm në orët e para të mëngjesit.

Eklipsi i Hënës, i pari për këtë vit, do të nisë më 5:41 minuta, maksimumi do të jetë në 6:12 minuta dhe do të përfundojë më 6:43 minuta.

“Super hëna” merr emrin pasi hëna e plotë e re, përkon me pikën më të afërt të Tokës në orbitën e saj mujore.

Gjatë këtij eklipsi, hëna, sateliti i vetëm natyror që ka Toka, ndryshon nga e argjendtë në të kuqerremtë, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës, kur Toka kalon mes Diellit dhe Hënës shkruan “Corriere.it”.

Përveçse është e kuqe Hëna do të shfaqet më e madhe dhe më e shndritshme se zakonisht. Eklipsi më i madh i Hënës mbetet ai i 27 korrikut të vitit të kaluar, i cili zgjati plot 103 minuta.

Eklipsi hënor i ardhshëm (i pjesshëm) do të jetë më 16 korrik të 2019 dhe do të shihet edhe në vendin tonë. Ndërsa eklipsi i plotë i Hënës që do të shihet në të gjitha fazat e tij do të ndodhë 20 dhjetor 2029.