Skip to content
Të Gjitha

Të dyshuar si pjesë e grupit të rrezikshëm ‘Bajri’, tre sportistët shkodranë fitojnë lirinë

· 1 min lexim

Gjykata e Shkodrës ka shpallur sot të pafajshëm 3 prej të arrestuarve nga operacioni “Oaz”.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Kombëtares së femrave, Armir Grima, ish-boksierin e Vllaznisë, Nelson Hysa dhe ish-portierin e Vllaznisë B, Fabjo Rexhepi.

Të tre këto persona, dyshoheshin se ishin të përfshirë në grupin kriminal “Bajri”.

Vendimi u dha nga gjyqtari Tonin Stërkaj, shkruan gazeta “Tema”.

Ndërkohë prokurorja, Edlira Cufi kërkoi pafajësinë për mungesë provash.

Çështja u transferua në gusht në Gjykatën e Shkodrës, pas shpalljes së moskompetencës nga Krimet e Rënda.

Grupi “Bajri” konsiderohej si një nga më të rrezikshmit në Shkodër.

Mbi ta rëndojnë vepra penale si vrasje, trafik lëndësh narkotike të forta, apo gjobvënie.

Operacioni për arrestimin e anëtarëve të grupit u krye shtatorin e kaluar.