Të dënuar për vrasje dhe drogë, OFL i dërgon formularin dy “të fortëve” të Shijakut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Operacioni Forca e Ligjit u ka çuar formularët e deklarimit të pasurisë dy të fortëve nga Shijaku.

Bëhet fjalë për Astrit Balliun dhe Astrit Keçin.

Ata janë dënuar respektivisht nga gjykata e Durrësit për vrasje dhe trafik droge.

Përgjigjet e marra do t’i dërgohen më pas Prokurorisë Speciale.

Njoftimi i policisë

OFL, 26 shkurt

Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

A.B., banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

  1. K., banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Pisas, Itali, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Shpërndaje
Share.

Komento