Skip to content
Aktualitet

Taulant Balla krenohet me ‘oligarkët’ që paguajnë më shumë taksa, vetë i lidhur me pronarët dhe bosët e firmave

· 1 min lexim

Në një gojë me kryetarin Rama, është edhe numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit ka postuar disa të dhëna, ashtu si Rama, ku krenohen se bizneset e mëdha, apo oligarkët, kanë paguar 3 herë më shumë taksa në vitet 2014-2019, se sa në vitet 2006-2013, që në pushtet ka qenë Partia Demokratike.

Por, vetë Taulant Balla, teksa krenohet me taksat e oligarkëve, harron që vetë është nga më të përlyerit e socialistëve me bosët e firmave. Edmond Bego, Gjergj Luca, apo edhe shumë të tjerë, janë disa nga emrat që Balla është mik i afërt me ta.

https://www.facebook.com/b.taulant/posts/3401390366573207

/GazetaReforma.com/