Taksa e banimit, zgjatet afati për deklarimet te zyrat e ujësjellësit në Tiranë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët e Tiranës kanë afat deri më 15 shtator, që të deklarojnë sipërfaqjen e banimit te zyrat e ujësjellësit.

Tashmë taksa e banimit nuk do të jetë më 100 lekë, por do të llogaritet në bazë të sipërfaqjes dhe çmimit për metër katror.

Për shkak të popullimit në disa zona të Tiranës, afati për deklarimin e sipërfaqjes është shtyrë me 1 muaj e gjysmë, shkruan “TCH”.

Gjithashtu do të ketë edhe zgjatje të orarit të punë në zyrat e UKT-së në këto zona.

Dokumentat që qytetarët duhet të paraqesin në zyrat e ujësjellësit janë:

  • Një kopje e kartës së identitetit
  • Çertifikata e pronësisë me kartelën e pasurisë
  • Kontratë shit-blerjeje apo dhe vetdeklarimi te Aluzini
  • Libereza e ujit apo një faturë UKT

Përllogaritja e taksës do të bëhet, duke shumëzuar sipërfaqjen me vlerën e përcaktuar për metër katror me 0.05.

Ndërkohë nga kjo taksë, e cila do të paguhet me faturat e ujësjellësit, do të përjashtohen disa kategori.

Shpërndaje
Share.

Komento