Skip to content
Rajoni

Takohen të premten Rama, Vuçiç dhe Zaev, ftesë Kosovës për mini-schengenin

· 1 min lexim

Të premten e ardhshme me datë 30 tetor, kryeministtri i vendit tonë Edi Rma, kreu i qeverisë serbe Aleksandër Vuçiç dhe homologu i tyre maqedonas Zoran Zaev do të takohen për të disikutuar mbi Mini-Schengenin dhe ftesës që do t’i drejtojnë Kosovës për t’iu bashkuar.

Këtë lajm e bëri të ditur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev gjatë takimit zyrtat që zhvilloi ditën e sotme me homologun e tij kosovar Avdullah Hoti.

Zaev tha se pret që Kosova të bashkohet në bashkëpunim rajonal me qëllim që karakteri i saj të jetë prioritet pa dallim të çështjeve të hapura politike.

“Në vendin tim thuhet se fqinjët nuk i zgjedhim, por ata janë të parët të dalin në ndihmë. Mu për këtë presim që Kosova t’i bashkëngjitet bashkëpunimit rajonal që e udhëheqin Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, me qëllim që karakteri i saj inkluziv të jetë prioritar për rajonin pa dallim të çështjeve të hapura politike. Kjo do t’i ndihmojë fillimisht qytetarëve për implementimin e katër lirive në Ballkanin Perëndimor siç janë në shtetet e BE-së”, tha Zaev.