Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Takimi Kurti-Vuçiç, ja pikat kryesore të negociatave mes palëve

11:58 17/07/2021
Reading Time: 4 min lexim

Takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të përqendrohet, sipas zëdhënësit të BE-së Peter Stano në diskutimin mbi përparimin e deritashëm dhe hapat e mëtejmë të bisedimeve, që janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë evropiane të Kosovës dhe të Serbisë.

Kurti e Vuçiq, u takuan më 15 qershor në Bruksel, po nuk arritën ndonjë përparim. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, sërish kërkoi që “Kosova të përmbushë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ndërsa kryeministri Kurti thotë, se Kosova “nuk mund të lejojë përsëritjen e skenarit të Bosnje dhe Hercegovinës”dhe në vend të asociacionit propozoi krijimin e Këshillit Kombëtar për serbët e Kosovës, ngjashëm siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

Në takimin e fundit të 15 qershorit, kryeministri Kurti bëri katër propozime, përfshirë atë që, “Kosova dhe Serbia menjëherë të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët paqeje duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën”.

Kurti kundër asociacionit mbi bazë etnike

Pala serbe refuzoi propozimet e kryeministrit Kurti, ndërsa, presidenti serb Vuçiq tha se “Delegacioni shqiptar nuk dëshiron të përmbushë marrëveshjet që i kanë nënshkruar vetë, pra nuk duan fare të bisedojnë për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”. Për këtë, sipas presidentit Vuçiq, Serbia do të vazhdojë të insistojë, por Prishtina zyrtare e hedh poshtë në mënyrë kategorike, shkruan DW.

“Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë Asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të Maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por Asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës”, pati thënë kryeministri Kurti.

BE mendon ndryshe

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e sheh ndryshe asociacionin. Ai ka thënë se “marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është ligj për Kosovën”,edhe pse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se është shkelur Kushtetuta në 23 pika të saj”.

“Marrëveshja e Asociacionit e vitit 2013 është diçka që është nënshkruar dhe ratifikuar nga shumica kushtetuese e Parlamentit, pra është një ligj i Kosovës”, tha Szunyong gjatë një debati me shoqerinë civile “kallxo pernime”.

“Ekziston një obligim i përgjithshëm për krijimin e këtij Asociacioni sipas marrëveshjes së arritur në vitin 2013. Ka qenë një marrëveshje pasuese në vitin 2015 e që ka specifikuar disa nga parimet në bazë të të cilave duhet të themelohet ky Asociacion dhe pikërisht kjo është vlerësuar nga Gjykata Kushtetuese dhe ajo asnjëherë nuk ka thënë që Asociacioni nuk duhet bërë, por ka thënë që disa nga parimet me gjasë nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës’, tha shefi i zyrës së BE-së.

Para takimit të 19 korrikut ekipet teknike të Prishtinës dhe Beogradit u takuan për tri ditë në Bruksel me të dërguarin e BE-së në dialog Mirosllav Lajqak. Sipas zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, që udhëheq delegacionin kosovar në bisedime, pala kosovare ka paraqitur sipas tij, vërejtjet rreth kërkesës së palës serbe për asociacionin.

Mungesë kredibiliteti moral

“Pala kosovare te pjesa e asociacionit, fillimisht ka konstatuar mungesën e kredibilitetit moral nga ana e Serbisë për të kërkuar çfarëdo implementimi nga pala kosovare, për aq kohë sa ata vetë nuk kanë implementuar asnjë marrëveshje tek e cila nuk kanë parë përfitim për Serbinë”, shkroi Bislimi në një postim të gjatë në facebook. Me tej ai tha se Serbia po vazhdon të fuqizojë strukturat paralele në Kosovë.

“Pala kosovare i ka radhitur të gjitha strukturat ilegale paralele të Serbisë në Kosovë si në politikë, siguri, arsim, shëndetësi, ekonomi dhe financa, dhe ka vërtetuar që me kohë Serbia jo që ka punuar në shuarjen e tyre, por i ka fuqizuar të at, përfshirë vendimet për emërime të nënshkruara nga individë kyç si presidenti, kryeministri apo kryetari i parlamentit serb, dhe problemet me transferin ilegal të parave për financim të tyre”, shkroi Bislimi.

Sidoqoftë, edhe në takimin e radhës Kurti-Vuciq, që do të mbahet më 19 korrik në Bruksel, pala serbe ka paralajmëruar sërish që do të kërkojë nga Prishtina zyrtare themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që është parashikuar në marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vitit 2013. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë me shumicën e popullsisë serbë, që janë Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të atyre komunave, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

Etiketa: kurtinegociatatVuçic

Të lidhura

Sot tentativa e 25-të, a do të ketë konstituim të Kuvendit?
Kosovë

Ngërç politik në Kosovë, sot zhvillohet tentativa e 27-të për konstituimin e Kuvendit

Për herë të 27-të, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në përpjekje për konstituimin e organit ligjvënës,...

09:16 05/06/2025
Konsultimet për zgjedhjet lokale në Kosovë, cilat janë tre datat e propozuara
Kosovë

Konsultimet për zgjedhjet lokale në Kosovë, cilat janë tre datat e propozuara

Partitë politike përfunduan këtë të mërkurë konsultimet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale....

16:31 04/06/2025
Para
Basha reagon lidhur me vendimin për Teatrin Kombëtar: Kushtetuesja foli, tani radha e SPAK

Basha: Unë nuk jam si Rama, nuk i vesh kriminelët me kostum!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.