Tahiri i shpëtoi burgut, Spiropali reagon pas vendimit të gjykatës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u dënua mbrëmjen e djeshme nga Krimet e Rënda me 5 vite burg për shpërdorim detyre.

Gjykata rrëzoi akuzat e prokurorisë për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Vendimi i organit të drejtësisë është komentuar nga politikanë dhe analistë, ndërsa së fundmi ka ardhur edhe një reagim nga një prej ministreve të kabinetit qeveritar.

Bëhet fjalë për Elisa Spiropalin, ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Në një deklaratë për “Top Channel” ministrja u shpreh se kjo çështje nuk i takon as qeverisë dhe as Partisë Socialiste.

“Është çështje e drejtësisë jo e Partisë Socialiste, as e qeverisë dhe as e partive të tjera politike në tërësi, të cilat kanë kohë që kanë braktisur detyrën për t’u marrë me çështje që nuk u takojnë asfare”, tha Spiropali.

Tahiri nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi dënimin do ta shlyej me 3 vite shërbim prove.

Shpërndaje
Share.

Komento