Skip to content
Të Gjitha

Tabelat në gjuhën greke/ Reagon ARRSH: Denoncim në polici për 35 tabelat e konstatuara

· 2 min lexim

Pas heqjes së tabelave gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën kombëtare Qafë Muzinë – Sarandë – Konispol, ka reaguar edhe Autoriteti i Rrugor Shqiptar.

Sipas ARRSH-së, 35 tabela jashtë çdo standardi të Kodit Rrugor janë vendosur në këtë aks dhe kjo pa lejen e duhur që duhet ta jap enti pronar i rrugës, pra vet ARRSH.

Tashmë tabelat e hequra i janë vendosur në dispozicion policisë si provë e paligjshmërisë së konstatuar.

Në njoftimin zyrtar të bërë nga institucioni, thuhet se këto tabela nuk plotësoni specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacion për sa i përket emërtimeve në gjuhën shqipe dhe atyre të minoriteteve, ngjyrës si dhe madhësisë së shkrimit të përdour.

“Sa me sipër, çdo palë e tretë jo ent pronar i rrugës, në kushtet kur vendos të ndërhyjë në rrugë apo vendosje sinjalistike treguese për zonat e banuara, duhet t’i referohet “Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë” dhe V.K.M Nr.446, datë 05.03.2008 “PËR PËRCAKTIMIN E SPECIFIKIMEVE TEKNIKE TË TABELAVE TË EMËRTIMEVE TË PARQEVE, SHESHEVE, BULEVARDEVE E RRUGËVE DHE TË NUMËRTIMEVE TË NDËRTESAVE”. ARRSH konstatoi se 35 tabela të vendosura në këtë aks nacional, nuk plotësonin kushtet e përcaktuara në kodin rrugor të RSh për mbrojtjen e sigurisë rrugore të përdoruesve të rrugës, ku shumica prej tyre pengonte shikueshmërinë e tabelave rrugore paralajmeruese në këtë aks. Gjithashtu u konstatua se këto tabela sinjalizuese nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket specifikimeve teknike të tyre”, sqaron ARRSH.