Skip to content
Showbiz

Surprizë! Teksa Diellza pret të bëhet nënë, ish-i i saj sapo zyrtarizoi lidhjen me moderatoren e njohur

· 1 min lexim

Pak javë më parë u mësua se, Diellza Kolgeci do të bëhet nënë për herë të parë. Bukuroshja e konfirmoi se është në pritje të ëmbël të foshnjës me basketbollistin 11 vite më të vogël, Fisnik Rugova.

Nga ana tjetër, mësohet se ish-i dashuri i saj prej shumë vitesh ka nisur një marrëdhënie të re.

Arkitekti Noli Fetoshi duket se ka nisur një lidhje me prezantuesen e sportit në “Klan Kosova”, Genta Canën.

Ishte kjo e fundit që vendosi të zyrtarizonte lidhjen përmes një postimi në “Instagram”, ku e uron Fetoshin për ditëlindje me emoji-n e zemrës.

Ndërsa nuk dihen planet e çiftit, duket se të dy janë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.