Skip to content
Kryesore

Sulmet kibernetike/ Karçanaj: nuk ia dolem dot

· 2 min lexim

Drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka pranuar se institucioni ka pësuar dështim në përpjekjet për të luftuar krimin kibernetik, veçanërisht kundër aktorëve që targetojnë sistemet e Shqipërisë. Gjatë një dëshmie në komisionin e Dizinformimit, Karçanaj tha se AKSHI ka hasur vështirësi të mëdha në këtë fushë dhe nuk ka qenë në gjendje të përballojë sulmet kibernetike, duke shtuar se institucioni ishte i papërgatitur për të përballuar këto sulme.

Ajo tregoi gjithashtu se, pas një sulmi të rëndë nga hakerat, nuk kishte asnjë informacion të qartë mbi natyrën e këtij sulmi, ndërkohë që theksoi se kishin qenë të prekur dhe institucione të tjera. Karçanaj pranoi se situata ka nxjerrë në pah mangësitë e rëndësishme në mbrojtjen e sistemeve kibernetike të shtetit shqiptar.

Nuk ia dalim dot në luftën kundër krimit kibernetik aq më tepër në luftën ndaj aktorëve që kanë target sistemet e shqiptarëve.

U sulmua nga 4 skuadra të sofistikuara të sponsorizuara nga shteti i Iranit.

Nuk e kishim idenë fare në çfarë sulmi ishim.

Masat u morën sa ishte e mundur por sulmi i datës 16 na tregoi forcën e kundërshtarit që kishim përballë.

Sulmet ishin ndaj backend-eve ndaj institucionit.

Jemi përballë baltosjes pa arsye.

Dizinformimi është një betejë që nuk e bënim dot vetëm.

Nga 10 mijë backend-e vetëm 250 u arritën të enkriptiohen”, tha Karçanaj.