Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Subvencionimi i paneleve, kërkesat për kompanitë instalues

11:46 06/02/2025
Reading Time: 3 min lexim

Kompanitë që do të hyjnë në marrëdhënie nënkontraktimi për instalimin e impianteve diellorë për ngrohjen e ujit që subvencionohen nga qeveria do të duhet të kalojnë në një proces përzgjedhjeje.

Në faqen e Agjencisë për Eficiencën e Energjisë janë renditur kushtet që duhet të plotësojnë këto kompani sa i takon listës me dokumente që janë të nevojshme për aplikim si dhe specifikimeve teknike që duhet të kenë pajisjet që ofrojnë.

Këta të fundit duhet të dërgojnë ofertat ekonomike për modelet e pajisjeve që ato tregtojnë, të cilat plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë thirrje të qeverisë dhe dokumentacioni mund të dorëzohet fizikisht pranë zyrave të Agjencisë për Eficiencën e Energjisë ose edhe me email.

Afati i fundit për dorëzimin është data 17 shkurt teksa pas mbylljes së kësaj faze do të vijohet me hapjen e aplikimeve për konsumatorët familjarë në datë 24 shkurt. Pritet që në këtë thirrje të dytë familjet që do të përfitojnë nga subvencionet të jetë 2 mijë. Ato do të duhet të paguajnë 30 për qind të vlerës së investimit për panelet diellore të ngrohjes së ujit të vetëm teksa 70 për qind do të mbulohet nga fondet e buxhetit.

Dokumentacioni për operatorët

Sipas AEE thuhet se subjektet tregtare (fizike apo juridike) të interesuara për të ofruar shërbimin e instalimit të sistemeve për ngrohjen e ujit me panele diellore duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

a) Të jenë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, sipas legjislacionit në fuqi, të kenë status aktiv dhe të kenë në fushën e veprimtarisë objektin e financimit;

b) Të vërtetojnë se nuk kanë detyrime ndaj organeve tatimore;

c) Të sigurojnë dokumente që vërtetojnë se garancia e pajisjes është në përputhje ose më e madhe sesa koha e përcaktuar në urdhrin e ministrit sipas pikës 1, të ndarjes II.3, të kreut II; (Panelet e instaluara shoqërohen me një garanci 5 (pesë) vjeçare nga subjekti instalues;

ç) Të disponojnë skedën teknike të instalimit termik, sipas kritereve teknike të kërkuara;

d) Të disponojnë preventivin/ofertën për instalimin termik, duke përfshirë dhe kostot e transportit e të instalimit. Oferta financiare do të jetë detyruese dhe ofertuesi nuk mund të lëshojë faturë me çmim të ndryshëm nga oferta e paraqitur për çdo aplikues në varësi të qytetit;

dh) Të deklarojnë një listë statistikore të qyteteve ku mund të ofrojnë shërbimin;

e) Të disponojnë një deklaratë përgjegjësie për çdo kontrate shitjeje, sipas së cilës pranojnë kryerjen e shërbimit kundrejt konsumatorëve familjarë nga shitja deri te kolaudimi i sistemit termik, brenda afatit të përcaktuar në urdhrin sipas pikës 1, të ndarjes II.3, të kreut

Kriteret e përcaktuara në shkronjat “dh” dhe “e”, plotësohen përmes dorëzimit të një deklarate.

Lista e kërkuar e dokumentacionit të nevojshëm për aplikim:

Lista e dokumenteve që duhet të paraqesë operatori për aplikim është, si më poshtë vijon:

a) Një Kërkesa për regjistrim si operator, e nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor, e cila përmban të dhënat e subjektit, NIPT-in dhe adresën;

b) Ekstrakt historik nga Qendra Kombëtare e Biznesit;

c) Vërtetim se nuk kanë detyrime nga organet tatimore;

d) Vërtetimi mbi garancinë e sistemit;

e) Skeda teknike për komponentët kryesorë të sistemit. (Ku të tregohet qartë viti i prodhimit si dhe origjina e produktit);

f) Preventivi /oferta për instalimin termik, duke përfshirë dhe kostot e transportit e të instalimit. Oferta financiare do të jetë detyruese dhe ofertuesi nuk mund të lëshojë faturë me çmim të ndryshëm nga oferta e paraqitur për çdo aplikues në varësi të qytetit;

g) Formularin e vetëdeklarimit sipas shtojcës 2 të Urdhërit Nr. 326, datë 31.12.2024./ Monitor

Etiketa: kërkesat për kompanitë instaluesSubvencionimi i paneleve

Të lidhura

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë
Aktualitet

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

Me rritjen e temperaturave dhe afrimin e fundjavës, shumë qytetarë kanë nisur udhëtimin drejt bregdetit shqiptar. Kjo ka sjellë trafik...

10:19 06/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Fier/ Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohet autori

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si pjesë e operacionit kombëtar...

09:58 06/06/2025
Para
“Më talli në tavolinën e bukës”/ Si nisi sherri mes babait dhe djalit

Mosmarrëveshjet për pronën, detaje te reja mbi vrasjen e Asim Gjonit nga babai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

10:19 06/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Fier/ Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohet autori

09:58 06/06/2025
Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, ministria: Është krijuar një ‘tymnajë’ e panevojshme

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, ministria: Është krijuar një ‘tymnajë’ e panevojshme

09:46 06/06/2025
Zjarr në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru, evakuohen banorët

I moshuari harroi sobën ndezur, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

09:23 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.