Skip to content
Të Gjitha

Studentët rikthehen te Ministria e Arsimit/ Vezë dhe bojra drejt godinës (Foto)

· 1 min lexim

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë shkuar sërish për të protestuar te Ministria e Arsimit.

Mesa duket ata po i kthehen protestave në vendin ku nisën, për ta çuar atë deri në fund.

Studentët goditën me vezë dhe bojra Ministrinë e Arsimit, siç duket edhe nga fotot më poshtë.

Kujtojmë që protestat kanë nisur që në dhjetor të vitit të kaluar, pasi studentët kërkojnë nga qeveria plotësimin e 8 pikave, megjithëse kjo e fundit thotë se i ka plotësuar.

Tani studentët duken më të ndarë, pasi një pjesë e tyre ka nisur mësimin, ndërsa pjesa tjetër ka zgjedhur bojkotin dhe ngujimin brenda fakulteteve.