Skip to content
Të Gjitha

Studentët nuk tërhiqen, sërish sot në protestë/ Nis marshimi nga Parlamenti

· 1 min lexim

Sot studentët iu janë rikthyer sërish protestave.

Studentët marshojnë sot sërish sot për plotësimin e 8 kërkesave, që sigurojnë sipas tyre arsimin cilësor.

Ata do të marshojnë sot përpara Parlamentit, ndryshe nga dje që zgjodhën godinat e Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë për të protestuar.

Duket se vendimet e fundit të qeverisë nuk mundën të shuajnë protestat e studentëve.

Nga ana tjetër në revoltë janë ngritur edhe pedagogët që thonë se autonomia e universitetit dhe liritë akademike vihen në pikëpyetje.