Skip to content
Politikë

Sterilizimi/ Tensione mes Vokshit dhe Spahiut

· 1 min lexim

Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor të Sterilizimit, ka shpërthyer një debat mes kryetares Albana Vokshi dhe deputetes socialiste Klodjana Spahiu.

Pritet që sot të dëshmojë biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili u shoqërua nga burgu në Kryesinë e Kuvendit për të dhënë dëshminë e tij.

Gjatë fjalës së saj, deputetja Spahiu u shpreh se ky komision po rrezikon të degjenerojë në një platformë për diskutime politike, duke akuzuar anëtarët e opozitës për tentativat e tyre për të kthyer mbledhjet në një përballje politike.

Klodiana Spahiu: Unë i dëgjova me shumë kujdes të gjithë kolegët do të kërkoja pak qetësi që të bëjmë një diskutim jo një fjalim politik, nuk e kisha menduar se një komision hetimor do të degjenerojë deri këtu që anëtarët e opozitës vijnë dhe bëjnë diskutim politik.

Vokshi-Spahiut: Si thua degjenerim për diskutimet me seriozitet të opozitës, po çfarë po thua mi, tërhiqe mbrapsht atë që the, si mund ta thotë një zonjë degjeneruat me diskutimet e tua?!

Spahiu-Vokshit: Asnjë fjalë nga fjala ime nuk tërheq nëse vazhdojmë kështu s’do përfundojmë kurrë këtë komision hetimor.