Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

13:26 15/12/2025
Reading Time: 3 min lexim
“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

Shqipëria nuk ka bërë ndonjë përparim të dukshëm në raportin e zbatimit të reformave që publikohet çdo vit nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.

Arritjet sipas pesë fushave që merren në analizë janë të papërfillshme në raport me vitin 2024 ndërkohë që në disa prej tyre ka rënie.

Kështu sa i takon “Tregjeve dhe integrimit” raporti gjykon se realizimi është 41% ndërsa një vit më parë kjo llogaritej 42%.

“Shqipëria duhet të integrojë më shpejt Paketën e Integrimit të Energjisë Elektrike (EIP) në kuadrin kombëtar ligjor për të mundësuar bashkimin e tregjeve dhe pjesëmarrjen në platformat europiane të balancimit.

Ajo duhet gjithashtu të prioritarizojë liberalizimin e plotë të tregut me shumicë dhe pakicë të energjisë elektrike, në përputhje me paketën”, thuhet në rekomandimin e Komunitetit të Energjisë.

Aspekti i dytë që merret në vlerësim është “Dekarbonizimi i sektorit të energjisë  ku Shqipëria regjistroi nivelin 60 për qind.

Një vit më parë ky nivel ishte 57 për qind. Sa i takon kësaj pike raporti sugjeron se vendi ynë  duhet të miratojë një strategji afatgjatë me objektivin e neutralitetit klimatik për vitin 2050, të përfundojë transpozimin dhe zbatimin e MRVA (Monitorim, Raportim, Verifikim, dhe Akreditim të Sistemeve të Verifikimit të Emetimeve”, të transpozojë urgjentisht kriteret e qëndrueshmërisë dhe GHG të REDII për biokarburantet, biolëngjet dhe lëndët djegëse nga biomasa.

Duhet të krijojë kornizë ligjore për burimet e rinovueshme në ngrohje dhe ftohje, të intensifikojë përpjekjet për zbatimin e skemës së detyrimit për eficiencë energjetike, të finalizojë rregulloret e etiketimit dhe të përfundojë vlerësimin e potencialit për ngrohje dhe ftohje efikase.

Së treti raporti vlerëson “Sigurimin e energjisë” me një arritje të zbatimit 40 për qind. Një vit më parë ky tregues ishte 38%.

“Shqipëria duhet të transpozojë me shpejtësi Rregulloret (BE) 2019/941 dhe 2017/2196, të caktojë një autoritet kompetent për gatishmërinë ndaj rreziqeve dhe të zhvillojë një plan për gatishmërinë ndaj rreziqeve. Duhet gjithashtu të paraqesë në mënyrë të rregullt Deklaratat mbi Sigurinë e Furnizimit pranë Sekretariatit” thuhet në rekomandim.

Sa i takon treguesit të katër “Përmirësimi i Mjedisit” 46% që një vit më parë ishte 47 për qind.

“Shqipëria duhet të ndryshojë urgjentisht legjislacionin e saj për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis për të vendosur një kërkesë të qartë për përfshirjen e një konkluzioni të arsyetuar, masave dhe protokolleve të monitorimit në lejen e zhvillimit.

Ajo duhet gjithashtu të kapërcejë sfidat në zbatimin efektiv të VSM-së (Vlerësimet Strategjike Mjedisore)” nënvizon raporti. Së fundmi është “Performanca e autoriteteve me 74% ndërsa një vit më parë ishte 70 për qind.

“Shqipëria duhet të përfundojë transpozimin e EIP dhe të Nenit 18 të Traktatit dhe të forcojë pavarësinë dhe kapacitetet e të gjitha autoriteteve. Gjithashtu, duhet t’i japë ERE-s mandatin rregullator për integrimin e tregut.

AKK dhe Komisioni i Ndihmës Shtetërorë duhet të ndjekin masa aktive të zbatimit në sektorin e energjisë dhe AKBN duhet të përmirësojë shërbimet, COIR dhe statistikat e transportit”, thuhet në raport.

Si qëndron Shqipëria  me vendet e tjera

Në raport me vendet e tjera që vlerësohen nga Sekretariati për ecurinë e zbatimit të masave ajo që bien ë sy është se Shqipëria, Kosova dhe Bosnja janë tre të fundit dhe nën mesataren e përgjithshme ndërsa ato me avancimin më të madh janë Moldavia, Serbia, Ukraina madje edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë mbi mesataren.

Raporti i vlerësimit të zbatimit të reformave merr parasysh ecurinë e përafrimit me direktivat e BE dhe krijimin e themeleve për përshpejtimin e integrimit të vendeve./ N.Maho

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English