Skip to content
Aktualitet

SPAK njoftoi 33 procedime për korrupsion në zgjedhje/ Kim: Askush nuk është mbi ligjin!

· 2 min lexim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar pas njoftimit të SPAK për procedimin e 33 personave për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”. Kim shkruan në Tëitter se i vjen mirë që të shoh njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Ajo thotë se kupton se prokurorët do bëjnë të njëjtën gjë. Kim shkruan se ata që pengojnë qytetarët të votojnë lirshëm duhet të ndiqen penalisht dhe askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Postimi i Kim në Twitter:

Më vjen mirë që shoh njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin.

SPAK njoftoi më herët se në Prokurorinë e Posaçme janë në hetim 33 procedime penale, nga këto 27 procedime penale për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, 2 procedime penale për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” dhe 2 procedime penale për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, 1 procedim penal për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” 1 procedim penal për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Përhapja e sekreteve vetjake”.