Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK çon për gjykim 17 persona për trafikimin e 650 emigrantëve

15:53 26/03/2025
Reading Time: 2 min lexim

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim 17 persona, të akuzuar për organizimin e kalimit të paligjshëm të emigrantëve drejt vendeve të BE-së.

Sipas hetimeve, ky grup kriminal kishte krijuar një skemë të trafikut të qindra shtetasve nga Azia dhe Afrika, të cilët hynin në Shqipëri me kontrata pune fiktive dhe më pas largoheshin përmes rrugëve tokësore drejt vendeve të BE-së.

Dy prokurorët e çështjes, Elida Kaçkini dhe Altin Dumani, theksojnë në dosjen hetimore se grupi operonte përmes agjencive punësimi në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat rekrutonin të rinj që synonin të punonin në Shqipëri, por në fakt kishin si destinacion final BE-në.

Agjencitë me seli në Tiranë, Vlorë dhe Durrës siguronin dokumentacionin për punësim fiktiv, duke përfshirë edhe subjekte të ndryshme në fushën e konfeksioneve dhe konservimit.

Nga viti 2023 deri në prill 2024, Shqipëria u përdor si vend tranziti për kalimin e paligjshëm të rreth 650 shtetasve nga Kameruni dhe Bangladeshi. Hetimet tregojnë se çdo anëtar i grupit kishte një rol specifik, duke nisur nga transporti i emigrantëve nga Dubai dhe Kameruni, pritja e tyre në Rinas, sigurimi i vizave dhe punësimi fiktiv në Shqipëri.

Më shumë se 15 kompani janë të përfshira në këtë skemë, nga një agjenci udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe deri te kompani në Shqipëri që lëshonin dosje të rreme punësimi.

Hetimet kanë zbuluar se edhe zyrtarë të policisë kufitare dhe emigracionit janë përfshirë në këtë skemë, duke lehtësuar kalimin e paligjshëm të emigrantëve përmes rrugës ballkanike: Shqipëri- Kosovë, Serbi, BE.

Akuzat e ngritura përfshijnë ndihmën për kalim të paligjshëm të kufirit, falsifikimin e dokumenteve dhe pjesëmarrjen në grup kriminal, bazuar në përgjime dhe vëzhgime ambientale të zhvilluara gjatë hetimeve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: emigrantëtSPAK

Të tjera

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën
Aktualitet

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

Zhvillimet në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e organizatave ndërkombëtare mjedisore dhe institucioneve...

12:09 18/06/2026
Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve
Aktualitet

Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Balldren të Lezhës, ku u vranë bashkëshortët...

11:40 18/06/2026
Para
“Pijani lëngun pasaportës europiane, Rama po na vret!”

"Pijani lëngun pasaportës europiane, Rama po na vret!"

Lajmet e fundit

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

12:09 18/06/2026
Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

11:40 18/06/2026
Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English