Skip to content
Politikë

SPAK cakton masë sigurie për ish-shefin e krimeve, Dedan Gjoni, aktualisht në burg

· 1 min lexim

Ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6 në Tiranë, Dedan Gjoni, është një nga emrat për të cilin Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka caktuar masën “arrest në burg”. Ky zhvillim është pjesë e një operacioni të gjerë që po ekzekutohet përmes bashkëpunimit të SPAK-ut me Europol dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare dhe ndërkombëtare.

Operacioni është ende në zhvillim dhe pritet të ketë vazhdimësi në arrestime dhe hetime.

Gjoni u arrestua para një viti gjatë hetimeve të një dosjeje të njohur të SPAK-ut, të titulluar ‘Metamorfoza 2’, ku u dërguan për gjykim gjithsej 11 persona. Mes të arrestuarve ishte edhe ish-shefi i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, së bashku me Dedan Gjonin.

Ky i fundit akuzohej për sigurimin e kushteve të nevojshme për realizimin e vrasjeve, një akuzë serioze që ka shtyrë hetimet më të thelluara ndaj tij dhe të tjerëve të përfshirë në këtë dosje të madhe kriminale.