Soreca garanton mbështetjen e BE pas tërmetit: Kemi parë dhe dëshmuar 51 histori të tmerrshme

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, garantoi mbështetjen e BE, për të kapërcyer situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona.

Përsa i përket zyrës së BE, ai tha se janë të sigurtë, por të tronditur.

Më tej Soreca shtoi se e gjithë vëmendja u përqëndrua te populli shqiptar.

Ambasadori i BE theksoi se BE ka parë dhe dëshmuar 51 histori të tmerrshme.

“Për zyrën time ne kuptuam që të gjithë janë të sigurt. Pra brenda pak orësh se i gjithë stafi është në gjendje të mirë, të tronditur padyshim dhe menjëherë kaluam tek çështja më e rëndësishme, tek ajo e popullit shqiptar dhe tek nevojat e tyre. Kemi parë dhe dëshmuar 51 histori të tmerrshme. Kemi parë  pastaj infrastrukturën e vendit”-tha ai.

Ndërkohë drejtuesi i ekipit të Mbrojtjes Civile, Peter Glerum, deklaroi se ekipet ndërkombëtare do të qëndrojnë në Shqipëri deri në evidentimin e plotë të dëmeve.

Më tej Glerum tha se në terren kanë zbritur 50 inxhinierë ndërkombëtarë, të cilët do të punojnë me grupet në Shqipëri, për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të banesave dhe riparimin e tyre.

Ndër të tjera Glerum shtoi, se po punohet edhe për strehimin e përkohshëm të njerëzve në nevojë.

Shpërndaje
Share.

Komento