Dritat e çuditshme në qiell gjatë tërmetit, profesori i njohur shpjegon fenomenin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mëngjesin e 26 nëntorit, Shqipëria u godit nga tërmeti më i fuqishëm i 30 viteve të fundit dhe një nga më të fortët në historinë e vendit tonë.

Gjatë tërmetit, qielli u ndriçua nga disa drita të çuditshme.

Sipas shkencëtarëve, dritat shkaktohen nga vetitë elektrike të disa shkëmbinjve në ambjente specifike dhe quhen “vetëtimat e tërmetit”.

Profesori i Fizikës në Universitetit Shtetëror San Jose dhe studiuesi i vjetër në Qendrën Kërkimore Ames të NASA-s, Friedmann Freund, ka shpjeguar fenomenin.

Ai sqaron se format më të zakonshme të këtij fenomeni, manifestohen me drita të kaltra në qiell, shkruan “National Geographic”.

“Ndonjëherë quhen ‘vetëtimat e tërmetit’, dritat mund të marrin shumë forma dhe ngjyra të ndryshme. Format më të zakonshme të dritave sizmike përfshijnë “flakë” të kaltra që duket se dalin nga toka. Sferat e dritës qarkullojnë në ajër për dhjetëra sekonda apo edhe minuta dhe i ngjajnë rrufesë. Ato dalin nga toka dhe mund të shtrihen deri në 200 metra.

Sipas profesorit, ky fenomen është njësoj sikur të ndizni një bateri në koren e tokës.

Shkëmbinjtë që i nënshtrohen këtij fenomeni janë bazalet apo gabrot, të cilët kanë defekte në kristalet e tyre.

“Energjitë mund të kombinohen dhe formojnë një lloj gjendje plazmatike, e cila mund të udhëtojë me shpejtësi shumë të madhe dhe të shpërthejë në sipërfaqe për të prodhuar shkarkime elektrike në ajër”, vijon më tej Freund.

Ky fenomen është regjistruar më parë në Itali, Greqi, Gjermani, Kinë, Amerikë të Jugut, Japoni dhe sipas profesorit mund të vërehen deri në 160 km nga epiqendra e tërmetit.

Shpërndaje
Share.

Komento