Skandaloze/ Në QSUT pacienti tranportohet në shi, pa asnjë mbrojtje

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqipëria vërtet mund të jetë një vend i varfër, por mesa duket sistemi shëndetësor është akoma shumë larg të qenit i mirë.

Ditën e sotme në rrjetin social Facebook, deputetja Albana Vokshi ka publikuar disa foto të tmerrshme duhet thënë, të një pacienti që është duke u transportuar nga urgjenca  për tek 6- katëshi.

Në foton e publikuar shihen kushtet skandaloze në të cilat pacienti po transportohet i shtrirë mbi krevat, i mbuluar me rroba dhe nuk ka as një çadër e jo më të pretendohet transporti me ambulancë apo për shkak të afërsisë me një mbulesë të përshtatshme që vlen në të tilla raste, për mjediset e jashtme.

Postimi i Albana Vokshit:

SHËNDETËSIA FALAS???

Transport i pacientit mes shiut, nga urgjenca për te 6 katëshi.

S’bëhet fjalë për ndërtim infrastrukture përkatëse mbrojtëse, por as për minimumin… një mjet mbrojtës nga shiu…

Sepse paratë e shëndetit të qytetarëve shkojnë për koncesionet abuzive të check up, sterilizimit, dializës dhe laboratorëve.

#ShëndetësiaNëFunksionTëOligarkëveJoQytetarëve

Shpërndaje
Share.

Komento