Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SKANDALI në burgun e Peqinit/Albascan merr miliona euro, por nuk kontrollon sigurinë

11:50 18/12/2023
Reading Time: 2 min lexim

Në datën 14 të muajit të kaluar thesari i shtetit ekzekutoi një pagesë në vlerën 28 milionë e 431 mijë lekë ose rreth 278 mijë euro për llogari të kompanisë Albascan. Kjo ishte pagesa e muajit tetor të kontratës për “Mirëmbajtjen e sistemit të sigurisë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale” për Drejtorinë e Burgjeve.

Pak ditë më parë, thesari ekzekutoi një pagesë tjetër në vlerë 20 mijë euro për llogari të të njëjtës kompani. Kjo është pagesa mujore për kontratën tjetër “Mirëmbajtje e pajisjeve të sigurisë skanera dhe ura për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.”

Ky veprim përsëritet me përpikmëri çdo muaj. Shkurt, taksapaguesit shqiptarë paguajnë 300 mijë euro në muaj për miërmbajtjen e sistemeve elektronike të sigurisë në burgje, përfshirë kamerat e monitorimit dhe skanerat e kontrollit.

Paratë i merr Albascan. Por policia thotë se skaneri në burgun e Peqinit kishte kohë që nuk funksiononte, ashtu si disa kamera të sigurisë.

E themeluar vetëm pak vite me parë, Albascan është shndërruar rrufeshëm në një përbindësh të fondeve publike. Lubi buxhetore. Konsideroni vetëm një fakt. Në vitin 2017, kompania kishte një xhiro totale prej vetëm 50 mijë eurosh për të gjithë vitin. Por sot ajo merr mesatarisht 1.8 milionë euro në muaj pagesa nga thesari i shtetit për kontratat publike.

Nëse suksesi në biznes do të kishte emër ai do të quhej Apple, por edhe Albascan. Por kur ngjitja vjen nga kontratat publike, atëherë dritëhijet janë të mëdha. Por çfarë qëndron pas kësaj ngjitje kaq të rrufeshme?

Albascan u krijua në shkurt të vitit 2017 nga dy ortakë, Sokol Cane dhe Etmira Dashi. Të dy këta aksionerë zotëronin nga 50 për qind të aksioneve. Gjatë kohës që ishte në pronësinë e tyre kompania mbeti një biznes i vogël me xhiro të papërfillshme. Ngjitja e saj erdhi në vitin 2019.

Në janar të vitit 2019 kompania u ble nga Elton dhe Elision Jorgjis për 150 mijë lekë. Menjëherë sapo u ble nga dy pronarët e rinj, xhiro e kompanisë kërceu në 110 milionë lekë nga 19 milionë që kishte qenë në vitin 2018. Vitet kalonin dhe biznesi i Albascan rritej në progresion gjeometrik. Por po kështu u bë gjithmonë edhe më e qartë se çfarë qëndronte pas kësaj ngjitje.

Një nga çelësat e sukesit të Albascan ka qenë partneriteti i saj me një kompani tjetër kontroverse.

Bëhet fjalë për Advanced Business Solutions, e cila zotërohet nga Gerond Meçe.

Të dy kompanitë kanë fituar në partneritet së bashku tendering 6 milionë euro për sigurinë në burgje, atë 16 milionë euro për implementimin e laboratorëve smart në shkolla si dhe disa kontrata të tjera.

Pra Albscan vjen paketë më Advanced Business Solutions. Kjo e fundit është denoncuar publikisht nga opozita si kompani e lidhur me njerëz shumë të afërt të kryeministrit.

Por nëse Advanced Business Solutions dhe Albascan përfitojnë kontratat publike për kamera dhe skanera që nuk paguajnë, atë që shkojnë në burg janë gardianët e gjorë. Ndërsa paratë e qytetarëve fluturojnë në Qipron turke. /kapitali.al

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Tensione në Kuvend! Salianji “zapton” foltoren, lë Ramën në këmbë

Rama takim me skuadrën kombëtare të integrimit, ironizon opozitën

Please login to join discussion

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English