Skip to content
Kosovë

Situata në veri të Kosovës, reagon Isa Mustafa: Sjellje serioze dhe e pafalshme

· 2 min lexim

Ish-kryeministri i  Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar për situatën që është krijuar në veri të vendit, në kufirin me Serbinë. Në një postim në Facebook, Mustafa shkruan se situata është tepër serioze dhe e rrezikshme. Ai ka bërë thirrje që krerët e vendit të jenë në Kosovë e të mos dërgojnëmesazhe nga jashtë vendit. Këtë gjë ai e ka quajtur një sjellje joserioze dhe të pafalshme. Mustafa sugjeron që në momente të tilla do duhej të thirrej Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët.

Reagimi i plotë:

Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. Në një situatë të tillë , Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë. Nuk mund të dërgojnë mësazhe, njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinje e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e tanksave të Serbisë. Kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme.

Në momente të tilla do duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë.