Skip to content
Aktualitet

Sirianë, algjerianë e marokenë, kapen 80 klandestinë në Korçë

· 1 min lexim

Një tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit është kapur mbrëmjen e sotme në qarkun e Korçës.

Mbi 80 klandestinë, ku kishte edhe gra e fëmijë, janë kapur brenda një automjeti të tonazhit të rëndë, të hipur mbi rimorkio. Policia ka kapur në befasi sirianët, në aksin Korçë-Pogradec.

Ata janë pikasur në fshatin Leminot, ku automjeti është kontrolluar nga policia, dhe janë zbuluar sirianët, ndërsa në mes kishte edhe kurdë, marokenë e algjerianë.

/GazetaReforma.com/