Skip to content
Kryesore

Si izraelitët e SPAK-ut, zbërthejnë çdo pajisje dhe tmerrojnë politikën

· 2 min lexim

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shkaktuar panik në politikë, duke bërë që emra nga të dyja krahët, majtas e djathtas, të mos jenë më të qetë, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka dhënë paralajmërime të qarta, ndërsa aksionet kundër krimit të organizuar tregojnë se prokurorët nuk kanë më frikë të përballen me emra të fuqishëm.

Historiku i hetimeve tregon se sukseset e SPAK shpesh lidhen me zbërthimin e pajisjeve dixhitale.

Ilir Meta, aktualisht në burg, u hetua dhe akuzua pas gjetjes së një celulari në banesën e masë së Kryemadhit.

Po kështu, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj u akuzua pas sekuestrimit të një celulari të vjetër në banesën e ish-gruas së tij.

Rastet e Ilir Beqajt dhe të tjerë dëshmojnë se provat kyçe janë siguruar nga pajisjet dixhitale të sekuestruara gjatë hetimeve.

Ky sukses i SPAK është bërë i mundur falë një laboratori të teknologjisë së avancuar, i ngritur me ndihmën e SHBA-së.

Pajisje moderne mundësojnë zbërthimin e çdo celulari, kompjuteri apo aplikacioni.

Përveç kësaj, SPAK ka angazhuar ekspertë izraelitë, të njohur për profesionalizmin në këtë fushë, dhe ka kontraktuar kompani izraelite për të mbështetur punën e tij.