Skip to content
Të Gjitha

Shtyhet sërish seanca ndaj grupit të Shullazit, ja cila ishte arsyeja

· 1 min lexim

Apeli i Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën ndaj grupit të Emiljano Shullazit.

Shkak është bërë mungesa e gjyqtarit Arben Vrioni.

Ky i fundit u shkarkua javën e kaluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas problemeve me pasurinë.

Mungesa e gjyqtarit ka bërë që trupa gjykuese të jetë e paplotë.

Grupi i Emiljano Shullazit u dënua në Shkallën e Parë me 55 vite burg, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shullazi dhe anëtarët e tjerë të grupit kanë apeluar vendimin e Shkallës së Parë.

Seanca është shtyrë disa herë, për shkak të kundërshtive të të pandehurve ndaj trupës gjykuese.

E njëjta gjë ndodhi edhe në Shkallën e Parë, ku seanca u shty për dhjetëra herë me justifikime nga më të ndryshmet.