Skip to content
Kryesore

Shtyhet seanca për motrat Berisha, arsyeja

· 1 min lexim

Seanca gjyqësore ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha është shtyrë për më 20 maj, pas ndryshimit të përfaqësimit të tyre ligjor.

Avokati i ri, Luan Hasneziri, ka kërkuar kohë për të njohur më mirë aktet e dosjes, çka ka sjellë shtyrjen e seancës.

Në seancën e mëparshme, prokurori kërkoi dënim me 3 vite burg për Mariela Berishën, e cila ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për motrën Antonela Berisha kërkoi 3 vite shërbim prove.

Motrat Berisha po akuzohen për “plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, pas një incidenti të ndodhur më 6 gusht 2024 në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Sipas hetimeve, viktima, Klea Prenga, është dhunuar rëndë nga motrat ndërsa ishte duke darkuar, duke u goditur me sende të forta, përfshirë shishe qelqi, dhe ka pësuar dëmtime serioze në fytyrë.