Skip to content
Të Gjitha

Shtyhet seanca e ankimimit për kandidatin për Prokuror të Përgjithshëm, zbulohet arsyeja

· 1 min lexim

Vendimi i ankimimit për kandidatin për Prokuror të Përgjithsshëm, Lulzim Alushajn, është shtyrë për herë të dytë.

Sipas “Faxweb”, shkak për shtyrjen e seancës është bërë fakti, se njërës prej gjyqtareve i kishte vdekur babai dhe nuk mund të ishte e pranishme në seancë.

Kujtojmë këtu se Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi të shkarkonte e Alushajn, pasi nuk plotësonte kushtin e përvojës 15 vjeçare në punë.

Deri më tani në garë për postin e Prokurorit të përgjithshëm janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fjona Memçaj.

Aktualisht në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është Arta Marku.

Kjo e fundit u zgjodh përkohësisht me votim në parlament.